JOQ Albania
Home

Shoku i skuadrës te Juventusi zbulon detajin befasues të Ronaldos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/01/2019 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldo është ambientuar mjaft mirë te Juventusi që pas ardhjes së tij dhe të gjithë shokët e ekipit e duan shumë.

Njëri prej tyre është edhe Federiko Bernadeski i cili ka folur sot për mediat italiane.

Ai ka zbuluar edhe një detaj shumë interesant për yllin portugez.

Sipas Bernadeskit, nga Ronaldo mëson shumë, mjafton ta shikosh te mënyra sesi ecën.

Ai shprehet:

Ronaldo është një kampion dhe mentaliteti që ka transmetuar te pjesa tjetër e skuadrës është fantastik. Ne mësojmë shumë nga ai, edhe nga mënyra sesi ecën. Shpresoj që të gjithë te kemi vetëbesimin që Ronaldo ka dhe të fitojmë shumë trofe së bashku”.