JOQ Albania
Home

U detyruan të flinin në kasolle në mes të të ftohtit, ndërron jetë nëna bashkë me fëmijët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/01/2019 13:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua nepaleze dhe djemtë e saj ndërruan jetë pasi u detyruan të kalonin natën në një kasolle të ftohtë.

Ata nuk ishin të pastrehë, por thjesht sipas një tradite nepaleze, gratë janë të “papastra” gjatë ciklit menstrual dhe për këtë arsye duhet të flenë jashtë shtëpisë.

35-vjeçarja, Amba Bohara dhe djemtë e saj, njëri 7 dhe tjetri 9-vjeçar u gjetën pa shenja jete nga kunata në kasollen e vogël ku kishin kaluar natën.

Sipas zyrtarëve, nëna dhe fëmijët kishin ndërruar jetë si pasojë e thithjes së tymit, që ishte krijuar nga zjarri që ata ndezën për të ndenjur ngrohtë.

Sipas New York Times, kur u fut në kasolle, kunata i gjeti të tre duke nxjerrë shkumë nga goja.

Nuk dihet ende se pse fëmijët e kishin shoqëruar gruan për në kasolle, por mendohet ngaqë babi nuk ndodhej në shtëpi atë natë. JOQ Albania