JOQ Albania
Home

Trukonin ndeshjet, arrestohen 11 sportistë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/01/2019 14:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skandal trukimesh ka përfshirë ditët e fundit Spanjën, teksa 11 tenistë janë arrestuar nga policia për shkak se manipulonin ndeshjet.

Garda Civile Spanjolle në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë Spanjolle kanë arritur që të përfundojnë me sukses një operacion madhor në ndalimin e këtyre akteve të paligjshme.

Ata kanë arritur që t’i japin fund nnjë rrjeti të gjerë i cili kishte si qëllim trukimin e ndeshjeve.

Ky rrjet, kishte një shtrirje aq të gjerë, saqë ata kishin krijuar lidhjet me tenistët profesionistë.

Madje këta të fundit kishin dakordësi që të plotësonin kushtet e tyre dhe në këmbim do të merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Policia spanjolle ka hetuar 11-të shtëpi duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje ekeltonike.