JOQ Albania
Home

Zbulohet rroga e frikshme që do përfitojë Ramsey te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/01/2019 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aron Ramsey është zyrtarisht futbollist i Juventusit, por aventura e tij te gjigantët italianë do fillojë verën e vitit 2019.

Ai do të transferohet në Torino me parametra zero, duke qenë se i skadon kontrata me Arsenalin.

Në kontratë, parashikohet që Ramsey të jetë futbollist i Juventusit për pesë vitet e ardhshme.

Ai pritet të marrë një pagë të majme pasi do të paguhet me plot 7 milionë paund në sezon dhe 140 mijë paund në javë.

Uellsiani largohet në këtë mënyrë nga Arsenali, pas një aventure 10-vjeçare në Londër, duke provuar një eksperiencë të re në Itali.