JOQ Albania
Home

Sindikata në Kosovë njofton datën e fillimit të grevës së institucioneve arsimore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/01/2019 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Kosovë nga 14 janari të gjithë institucionet arsimore do të fillojnë grevën, në shenjë pakënaqësie për nivelin e pagave.

Vendimi është marrë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë.

Sipas sindikatës, vendimi është marrë duke u bazuar në Ligjin e Grevës dhe në statutin e SBASHK.

Njoftimi i Sindikatës

Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12, për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës, të punësuarit e lëshojnë objektin, në të cilin është zhvilluar greva, për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme, ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore.