JOQ Albania
Home

Spiunon shokët te bosi, i riu e pëson si mos më keq
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/01/2019 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendet e zhvilluara janë destinacioni i synuar nga popujt e shteteve me ekonomi të dobët. Një emigrant shqiptar, i cili punon në ndërtim në New York, ka dërguar një video pranë redaksisë JOQ Albania.

Videoja tregon pamjet e dhunshme, ku një afro-amerikan rrihet egërsisht nga bashkëkombësit e tij. Zënka ka nisur për shkak se ai i raportonte tek shefi se shokët e tij nuk punonin. Pasi e kanë zbuluar, shokët e tij e kanë dhunuar me çfarë u ka kapur dora, madje edhe me shkelma.

Shqiptari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania. Kjo video është bërë dje në New York, në një pallat që po ndërtohet. Personat që shihen në video janë shokë me njëri-tjetrin.
Ata janë zezakë. E kanë dhunuar pa pikë mëshire shokun e tyre, sepse ai i ka spiunuar te bosi duke i thënë se ata nuk punojnë gjithë ditën."

Në video dëgjohen të qarat dhe ulërimat e personit që është dhunuar brutalisht. Pranë tij qëndron vetëm një shok, i cili përpiqet edhe ta ngrejë në këmbë personin.