JOQ Albania
Home

Vogëlushja shqiptare me nivel të lartë inteligjence, di të gjitha kryeqytetet e shteteve të Europës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/01/2019 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë të shumta rastet që janë publikuar në rrjetet sociale, të fëmijëve shqiptarë me inteligjencë të lartë në fusha të caktuara.
Rasti i mëposhtëm flet për një vogëlushe 9-vjeçare nga Tirana e cila di përmendësh të gjitha emrat e kryeqyteteve të shteteve të Europës.

Videon e ka dërguar pranë redaksisë JOQ Albania, familjari i 9-vjeçares, Kejsi Karasanit. Ai e nis videon duke e pyetur Kejsin për kryeqytetin e Shqipërisë, e sigurisht që përgjigjja është Tirana.

Vogëlushja u përgjigjet saktë të gjitha pyetjeve. Në fund të videos, Kejsi i përshëndet të gjithë duke dhuruar një buzëqeshje.