JOQ Albania
Home

I kërkoi s*ks gruas në këmbim të kujdestarisë së fëmijës, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtarin e Fierit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/01/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas publikimit të skandalit ku gjyqtari i Fierit, Roland Hysi i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të tij.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

Gjyqtari Hysi dhe psikologia Elona Meçani u arrestuan ditën e djeshme, pasi akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.