JOQ Albania
Home

Njihuni me gruan që nuk mund t’i dëgjojë zërat e burrave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/01/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Kinë, e cila ka një problem me veshët, nuk mund të dëgjojë zërat e meshkujve, madje as atë të partnerit të saj.

Pacientja e cila, është identifikuar vetëm me mbiemrin e vet, Chen, u zgjua një ditë dhe e kuptoi se nuk mund të dëgjonte më zërin e të dashurit.

Ajo shkoi në një spital dhe aty mori vesh se vuante nga një problem i rrallë në vesh që e bënte që të dëgjonte vetëm frekuencat e larta.

Një specialist i fushës e diagnostikoi zonjën Chen me një humbje dëgjimi të quajtur, reverse-slope. Kjo gjendje besohet se prek vetëm 13,000 pacientë me probleme të dëgjimit. JOQ Albania