JOQ Albania
Home

Studimi: Ja pse është gjë e mirë që foshnjat të zgjohen disa herë gjatë natës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/01/2019 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët në Universitetin e Bristol-it kanë dalë në përfundimin që zgjimi i shpeshtë i foshnjave gjatë natës është një indikator i mirë.

Kështu, ata i kanë këshilluar prindërit e rinj që të mos shqetësohen se pse fëmija i tyre ngrihet disa herë dhe qan natën. Dhe, të mos shqetësohen se ata nuk janë duke fjetur mjaftueshëm.

Peter Fleming, profesor i Shëndetit të Foshnjave dhe Psikologjisë Zhvillimore në Universitetin e Bristol, tha për Buzzfeed se nga pikëpamja biologjike "ajo që fëmija po bën është plotësisht normale dhe e arsyeshme".

Ai shpjegon se foshnjat njerëzore nuk duhet të flenë për periudha të gjata, pra gjatë gjithë natës, dhe se kjo nuk është në fakt një gjë e mirë për to.

Sipas tij, bebet zgjohen shpesh gjatë gjithë natës, sepse ato kanë stomak të vogël dhe kështu kërkojnë ushqim të vazhdueshëm gjatë një periudhe 24-orëshe.

Prandaj, një fëmijë që rri zgjuar është edhe më i shëndetshëm, sepse do të thotë se ka të ngjarë të marrë sasinë e duhur të ushqimit gjatë gjithë ditës.

Veç stomakut, bebet nuk kanë as orë biologjike. Që do të thotë që ato nuk e kanë mekanizmin që na bën ne të qëndrojmë zgjuar gjatë ditës dhe të flemë gjatë natës. Për foshnjat nuk ka dallim mes natës dhe ditës. JOQ Albania