JOQ Albania
Home

Mourinho flet për rikthimin te Interi: Një nder i jashtëzakonshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/01/2019 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jose Mourinho po shijon pushimet pas shkarkimit nga stoli i Manchester United.

Së fundmi, ai është përfolur në lidhje me një kthim në Portugali për të drejtuar Benfikën, por e ka mohuar.

Portugezi gjithashtu ka komentuar një rikthim të mundshëm te Reali ose Interi, ku e ka quajtur një nder të jashtëzakonshëm nëse do e kërkonin.

Mou shprehet:

Nuk kam qejf të flitet shumë për mua, ndaj nuk dua të flas shumë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të ushqej mediat me lajme, por nuk kam qëllim të punoj në Portugali. Nuk dua të shkoj atje.
Rikthimi te Interi ose Reali? Është një nder i jashtëzakonshëm kur kthehesh në një klub ku ke punuar, si më ndodhi te Çelsi. Nëse të kërkojnë sërish, do të thotë që ke bërë diçka pozitive dhe ta dinë vlerën.
“Tani kam të drejtë të pushoj, të mos flas dhe të bëj autokritikë. Të analizoj gjithçka kam përjetuar vitet e fundit, me qetësi, para se të përgatitem për etapën e ardhshme“.