JOQ Albania
Home

U qëllua ndërsa ecte me motor, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare artisti latin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/01/2019 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Artisti latin, Kevin Fret është qëlluar për vdekje.

Muzikanti, i cili mbronte me anë të një fushate të drejtat e homoseksualëve, u qëllua në Santurce, San Juan, Puerto Rico, raporton Billboard. Ai ishte 24 vjeç.

Raportohet që Fret ishte në motorin e tij kur u qëllua rreth orës 5:30. Më vonë ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore të Rio Piedras.

Menaxheri i tij, Eduardo Rodriguez, konfirmoi lajmin e trishtuar në një deklaratë.

Ai deklaroi:

Kevin ishte një shpirt artistik, një ëndërrimtar i madh, pasioni i tij ishte muzika dhe kishte akoma shumë për të bërë. Kjo dhunë duhet të ndalet. Nuk ka fjalë që përshkruajnë ndjenjën që kemi dhe dhimbjen që na shkakton të dimë që një person me kaq shumë ëndrra duhet të shkojë.”

Kevin kishte dalë hapur rreth prirjeve të tija seksuale dhe donte të ndihmonte në hapjen e dyerve për artistë të tjerë në zhvillim në komunitetin LGBTQ.