JOQ Albania
Home

Denoncoi lidhjet e Tahirit me Habilajt, agjentit të policisë i refuzohet azili në Holandë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/01/2019 23:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ai punonte me kolegët duke bërë kontroll në rrugë gjatë mesnatës. Një mbrëmje për fat të keq ai ndalon një makinë ku ishin dy burra të dehur, ishin pikërisht vëllezërit Habilaj.

Këtu fillon historia e ish-policit Antonio Nazëraj, të cilit i është refuzuar kërkesa për azil në Holandë. Mediat e huaja shkruajnë se Nazeraj është dëshmitar kyç për një rast droge dhe korrupsioni, ndërsa shtojnë se Habilajt janë kriminelë të njohur të përfshirë në vrasje, zhvatje dhe drogë.

Le të kthehemi te mbrëmja nga e cila filloi çdo gjë. Nazëraj sëbashku me kolegët e tij i çojnë vëllezërit Habilaj, në komisariatin e Fierit, nën presionin e kërcënimeve me jetë nga këta të fundit. Më pas ata marrin një telefonatë ku i thuhej se duhet t’i lironin këta dy persona sëbashku me ‘Audin’ e zi me të cilin po udhëtonin.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Nazeraj dhe shefi i tij, Dritan Zagani, nisin një hetim nga i cili rezulton se makina i përkiste ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas disa ditësh agjentët e dërgojnë raportin në zyrën qëndrore në Tiranë me kërkesën ëpr të bërë hulumtime të mëtejshme. Kërkesa jo vetëm që u refuzua, por raporti u zhduk brenda javës. Ndërsa më pas një vit më vonë, të tre agjentët u akuzuan për korrupsion, se kishin pranuar shuma monetare prej rreth 50 euro, akuza këto që nuk u pranuan nga policët. Antonio u dënua me tre muaj burg dhe nuk është i sigurt për jetën e tij, shkruan Syri.

Në vitin 2016, emri i ish-ministrit Tahiri shfaqej në një raport të mafias italiane. Policia e akuzon atë për trafik droge dhe korrupsion. Ai bashkëpunonte me kushërinjtë e tij Habilaj ku njëri prej tyre është ndaluar nga autoritetet italiane.  Bëhet fjalë për Moisi Habilajn, i cili përdorte një anije për trafik droge, e cila gjithashtu ishte e regjistruar në emër të ish-ministrit.

Hetimet  e kryera nga Italia tregojnë se nga zbardhja e tabulateve telefonike, banda e vëllezërve Habilaj i kishte dhënë një shumë prej 25 mln euro ish-ministrit. Këto para dyshohet se Tahiri i kishte përdorur për fushatën zgjedhore.

Të tre agjentët u thirrën për të dëshmuar në hetimin penal të hapur për ish-ministrin. Avokatja holandeze e Antonios, Martje Terpstra u shpreh se po ëhet gjithçka për të parandaluar klienti e saj të japë informacionet që ka, ndërsa shton se edhe kryeministri po e bën një gjë të tillë.

Kryeministri Rama i ka qaujtur kriminelë me uniformë dhe tradhëtarë të tre agjentët dhe që praj asaj kohe ato janë larguar jashtë vendit me familjet e tyre.

Dy prej tyre fituan azil në Zvicër, ndërsa Antonio me vajzën dhe gruan kërkojnë azil në Holandë.

Fillimisht kërkesa u pranua por pas apelimit të rastit, Antonio pritet të dëbohet bashkë me familjen.

Edhe prindërit e agjentit jetojnë me frikë. I ati shprehet se çdo mëngjes kontrollon makinën për bombë, ndërsa nëna thotë se nëse Antonio kthehet e vrasin.