JOQ Albania
Home

Barcelona zhgënjen pa titullarët, Levante i jep leksion
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona ka zhgënjyer në Kupën e Mbretit. Katalanasit u mposhtën në transfertë nga Levante me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan në avantazh shumë shpejt me Eric Cabaco, që në minutën e 4’.

Atëhere kur pritej reagimi i Barcelonës, Levante dysfishon në të 18-ën me Borja Mayoral. Katalanasit zgjohen shumë vonë dhe arrijnë të shënojnë në minutën e 85’ me Coutinho.

Ky i fundit ka dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i brazilianit nuk ka mjaftuar për Barcelonën, e cila del e humbur nga kjo sfidë. Kujtojmë se këtë ndeshje, Barcelona kishte mungesa të rëndësishme si Messi, Suarez, Pique, Alba dhe Rakitiç.