JOQ Albania
Home

A do ta dekretoje Gent Cakajn? Ja si përgjigjet ish-presidenti
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 0:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka komentuar përplasjet ndërmjet Ramës dhe Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt.

Në një lidhje me studion e ‘Open’, Topi u shpreh se politika shqiptare është bërë lojë jo serioze që në 2008-ën.

Sipas tij ai që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët një hiç.

Topi tha:

Politika nuk është lojë sepse ajo përcakton fatet serioze të një vendi. Ne jemi në Shqipëri dhe nuk do të doja të dëgjoja sonte një debat që merr konotacion të keq. Politika shqiptare është bërë lojë joserioze dhe kjo gjë e ka origjinën që në vitin 2008. Është krijuar mendimi sikur Republika e Shqipërisë ka vetëm institucionin e kryeministrit. Çdo person që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët hiç. Problemi nuk është te Cakaj, por te politika.

Topi dha dhe mendimin e tij pas pyetjes, nëse do ta kishte dekretuar apo jo Gent Cakajn.

Ish-presidenti shtoi:

Në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë.