JOQ Albania
Home

“E dua atë”, 42-vjeçarja heq dorë nga “dashuria” sepse i shkaktonte probleme me lëkurën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 7:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cass Bowman është nënë e tre fëmijëve, e cila është e dashuruar pas alkoolit dhe festave të çmendura.

Por, ajo u detyrua të hiqte dorë nga alkooli, pasi i shkaktonte shenja të kuqe në lëkurë, si dhe dhe probleme me frymëmarrjen.

Bowman pinte të paktën 10 pije në natë dhe miksonte birrën, verën dhe konjakun bashkë. Pas një kohe të  gjatë, duke abuzuar me pijet alkoolike 42-vjeçarja filloi të vuante nga një reaksion misterioz në gjithë trupin, i cili i shkaktonte shenja të kuqe si të djegura.

Gjatë vizitave mjekët i thanë se është alergjike ndaj përbërësve alkoolik, prandaj duhet të hiqte dorë sa më shpejt për të larguar shenjat e kuqe.

Së fundi, ajo është fokusuar tek palestra, por ende nuk ka hequr dorë nga alkooli, pasi shprehet se e do atë dhe se është e dashuruar me të, por druhet se një ditë do ta bëjë nëse shenjat i shfaqen sërish.