JOQ Albania
Home

Ndryshon situata për Hysajn, tani duket pranë Atletiko Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe kjo është e sigurt.

Trajnsferimi i tij te Chelsea duket çështje ditësh, pasi Maurizio Sarri ka punuar më parë me lojtarin dhe dëshiron ta ketë edhe në Londër.

Megjithatë, së fundmi, një ekip i ri ka dalë në skenë për shërbimet e mbrojtësit shkodran.

Sipas “Calciomercato”, futbollistin e kombëtares e do dhe Atletiko e Madridit.

Mbetet të shihet se ku mbrojtësi i Shqipërisë do ta vazhdojë karrierën e tij.

Të dy skuadrat e interesuara janë të nivelit të lartë dhe do të ishte lëvizje e mirë.