JOQ Albania
Home

“Larg policia, larg partitë”, studentët e Ekonomikut përzënë deputetin demokrat që u fut mes tyre
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/01/2019 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fakulteti i Ekonomikut në Tiranë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pranisë së forcave të shumta policore, të cilët nuk kanë asnjë mandat që u lejon hyrjen brenda fakultet, të paktën deri më tani nuk e kanë paraqitur askund.

Por pas konfliktit me studentëve, tani para fakultetit ka shkuar deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Boçi ka dalë para kamerave duke deklarua se ndodhet aty për të larguar policinë, sepse sipas tij nuk kanë asnjë mandat të firmosur që i ka urdhëruar të hyjnë brenda ambienteve universitare.

Mirëpo, prania e Boçit nuk është pritur aspak mirë nga studentët, të cilët filluan të thërrisnin në kor “Larg policia, larg partitë”.

Sipas studentëve prania e një deputeti nga opozita në protestën e tyre është qesharake, sepse edhe opozita është po aq fajtore sa qeveria për gjendjen ku ndodhet arsimi në Shqipëri.
Një student u shpreh se të gjitha partitë në vend janë njëlloj dhe sipas tyre janë bërë edhe qesharake tani.

Pas një “përplasjeje” në distancë me fjalë, deputeti demokrat është larguar nga mesi i studentëve.