JOQ Albania
Home

Juventusi nuk njeh limite, pas Ramseyt gati edhe Isco
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi është kthyer padyshim në një superfuqi europiane sa i përket transferimeve të futbollistëve.

"Zonja e Vjetër" ka arritur ditën e djeshme të sigurojë shërbimet e Aron Ramseyt, mesfushorit të Arsenalit.

Megjithatë duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen me kaq.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia” kampionët e Italisë janë gati për mbylljen e marrëveshjes me Iscon nga Real i Madridit.

Mesfushori, ka probleme me trajnerin e ri Solari, që nuk e aktivizon rregullisht, madje debatet janë bërë edhe publike mes tyre.

Operacioni pritet të ndodh në merkaton e verës.