JOQ Albania
Home

Gjendet një i vdekur në mes të rrugës në Prizren
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/01/2019 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmë pak para mesnatës Policia ka marrë një informacion për një trup të pajetë në Prizren.

Siç thonë ata, rasti ka ndodhur në rrugën “Marija Kraja”, 10 minuta para mesnatës, raporton JOQ Kosova.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje për rastin, mirëpo e ka raportuar vetëm si “vdekje e dyshimtë”, duke mos treguar as detaje për të ndjerin.

Në lidhje me këtë rast, raportohet vetëm se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Sidoqoftë, temperaturat në Kosovë janë shumë të ulta dhe ka reshje të shtuara të borës. Mirëpo, ky nuk është raportuar si shkaku i vdekjes akoma, ani pse ka dyshime./JOQ Kosova