JOQ Albania
Home

Kosovari rrezikon burgun: Vrau rrëqebullin, kafshën më të rrallë në botë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/01/2019 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person në fshatin Varosh të Ferizajt me 30 dhjetor të vitit të kaluar kishte vrarë me armë të gjuetisë një rrëqebull (kafshë e mbrojtur) dhe e kishte postuar në Facebook.

Policia ka identifikuar këtë foto, dhe me urdhër të prokurorit i kanë konfiskuar të dyshuarit armën si dhe lejen që kishte për të.

Ndërsa, pas arrestimit dhe intervistimit, rasti shkon për procedurë të mëtutjeshme hetimore, raporton JOQ Kosova.

Rrezikun që një veprim i tillë të dënohet e kishte konfirmuar në një rast tjetër edhe drejtori i Drejtoratit Qendror të Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti, Besim Zogu.

Ai sqaron se një kafshë e tillë ka rëndësi edhe në aspektin historik për Kosovën. Zogu tregon se një kohë është menduar madje se kjo kafshë është zhdukur krejtësisht nga Kosova.

Ndryshe, në gjithë Ballkanin thuhet ekzistojnë vetëm 35 rrëqebuj, ndërsa vetëm 5 janë në Kosovë. Një i tillë ishte vrarë edhe kohë më parë./JOQ Kosova.