JOQ Albania
Home

Pa fëmijën zbathur nëpër rrugë, veprimi i shoferes së autobusit për t’u admiruar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/01/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofere autobusi është filmuar nga kamerat ndërsa shpëtonte një fëmijë të vetëm dhe veshur hollë në rrugë.

Edhe pse ishte mes dhjetori, fëmija ishte duke vrapuar rrugës zbathur ndërsa veshur kishte vetëm pelenën dhe një kostum të hollë.

Në momentin që shoferja e autobusit e pikasi në rrugë, ajo e ndaloi menjëherë automjetin dhe doli që ta merrte.

Videot e sigurisë të vendosura në autobus tregojnë sesi shoferja e quajtur, Irena Ivic e ndaloi autobusin dhe doli me vrap për të shpëtuar fëmijën.

Pasi e solli të voglin brenda, një pasagjere hoqi pallton e saj për ta mbuluar fëmijën që po dridhej nga të ftohtët. Irena thirri policinë dhe zjarrfikësen. Në momentin që ata erdhën fëmija ishte duke fjetur në prehrin e shoferes. JOQ Albania