JOQ Albania
Home

Shembën portën e jashtme të fakultetit, studentët e FSHN-së u bashkohen atyre të Juridikut
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/01/2019 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak momentesh studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë nisur drejt Fakultetit Juridik në solidarizim me studentët që mbrëmë sipas tyre janë terrorizuar nga policia private orët e vona të natës.

Sapo kanë mbërritur para godinës së Juridikut, studentët janë përballur me dyert e mbyllura nga rojet dhe praninë e forcave policore.

Fillimisht nuk janë lejuar që të hyjnë, por të gjithë bashkë kanë shembur portën e jashtme të godinës dhe u janë bashkuar kolegëve të tyre studentë.

Pasi janë bashkuar, studentët po zhvillojnë një takim me njëri-tjetrin ku janë duke diskutuar në lidhje me vendimet që do të ndërmarrin për ditët në vijim.