JOQ Albania
Home

“Kam qenë e papunë dhe doja të vdisja”, shkrimtarja miliardere jep mesazhin e madh për të rinjtë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

J.K Rowling është gruaja që shkroi romanet për Harry Potter, i cili është një nga personat më të dashur për fëmijët dhe jo vetëm.

Sot ajo është një nga gratë më të pasura në botë, por përpara se të bëhej J.K Rowling, Joanne Rowling ishte një nënë e re e papunë.

Në atë kohë shkrimtarja aplikoi për përfitime sociale për të ndihmuar në kujdesin e vajzës së saj 1-vjeçare. Ajo ishte në depresion dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Në një intervistë, ajo ka dhënë një mesazh të madh për të rinjtë. Shkrimtarja ka thënë, se një hap i ndan njerëzit të arrijnë sukses nga ata që vetëm ëndërrojnë.

Ajo ka thënë:

Unë ndalova së pretenduari se unë isha ndryshe nga ajo që isha, dhe fillova të drejtoj gjithë energjinë time për të përfunduar punën e vetme që më kishte rëndësi. Sikur të kisha sukses në ndonjë gjë tjetër, unë kurrë nuk do të kisha gjetur vendosmërinë për të pasur sukses në një fushë ku unë me të vërtetë përkisja. Unë isha e lirë, sepse frika ime më e madhe ishte realizuar dhe isha ende gjallë, dhe kisha akoma një vajzë që e adhuroja, dhe kisha një makinë shkrimi të vjetër dhe një ide të madhe. Dhe kështu humnera para syve të mi u bë një themel i fortë në të cilën unë rindërtova jetën time.  Suksesi nuk parashikohet kurrë. Nëse jeni të gatshëm të punoni shumë, këmbëngulni dhe të guxoni për veten tuaj, kush jeni është më se e mjaftueshme. Edhe nëse nuk keni ndonjë avantazh ekstrem. Edhe në qoftë se ju mendoni se nuk keni asgjë tek vetja. Ju nuk duhet të prisni – të pranoheni, të promovoheni, të përzgjidheni, në një farë mënyre të “zbuloheni”. Jo më. Mundësitë janë të pakufizuara; ju mund të lidheni me pothuajse të gjithë përmes mediave sociale. Ju mund të filloni biznesin tuaj. Publikoni punën tuaj. Shpërndani muzikën tuaj. Krijoni produktet tuaja. Tërhiqni financimet tuaja. Ju mund të bëni pothuajse çdo gjë që dëshironi dhe nuk keni më nevojë të prisni që dikush tjetër të zbulojë talentet tuaja. E vetmja gjë që ju mban mbrapa është vetja…dhe vullneti për të provuar. Edhe nëse nuk mund të bëheni J.K. Rowling, është në rregull. Ju mund të jeni i pari ju. Ju duhet të jeni i pari ju."

Kujtojmë këtu, se mbi 500 milionë kopje të volumeve të Harry Potter janë shitur, duke u bërë dhe librat më të shitur të të gjitha kohërave. Filmat e Harry Potter aktualisht janë seritë me fitimet më të mëdha ndonjëherë.