JOQ Albania
Home

Sulmohet egërsisht në qeli 52-vjeçari shqiptar që vrau të bijën në Greqi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/01/2019 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro dhe tani ndodhet në qeli, por mësohet se Aleko Petro është dhunuar nga të burgosurit e tjerë.

Lajmin e ka dhënë avokati i 52-vjeçarit shqiptar, Vasilis Noulezas, i cili ka deklaruar se tani Aleko Petro ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Sipas tij, shqiptari është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka rrëfyer se ka frikë për jetën e tij.

Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro.

Pas këtij sulmi të egër, ai ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

Aleko ka pranuar tanimë që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro me 2 janar, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me  një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull.