JOQ Albania
Home

Barcelona do rikthimin e Neymarit, gati të sakrifikojë Coutinhon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesa duket, divorci mes Neymar dhe Barcelonës në verën e vitit 2017, ka qenë i padëshiruar nga të dyja palët.

Tani katalanasit kanë nevojë për brazilianin dhe anasjelltas.

Drejtuesit e Barcelonës, duan që ta rikthejnë me çdo kusht në ‘Camp Nou’, e për këtë, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe yjet e skuadrës.

"London Evening Standard" raporton se një nga të sakrifikuarit për t’u larguar në merkato, mund të jetë Coutinho

Braziliani duket se nuk po i bind katalanasit dhe është larg pritshmërive të tyre.

Në kushte të tilla, ata janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e Neymarit.