JOQ Albania
Home

Studentët “gjynjëzojnë” Rektoratin: Shtyhet afati për tarifën, vetëm kthehuni në mësim
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/01/2019 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protesta e studentëve, e cila për Rektoratin në mbledhjen e dy ditëve më parë u tha se u mbyll, i ka çuar këta të fundit drejt një tjetër mbledhje urgjente. Ata i kanë bërë thirrje studentëve që t’u rikthehen auditorëve, duke garantuar zhvillim normal të procesit mësimor.

Jo më larg se ditën e premte Rektorati në mbledhjen e zhvilluar ka vendosur vijimësinë e procesit mësimor dhe zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit me të shtunat dhe të dielat deri në datën 10 shkurt.

Ndërsa sot në vendimin që mban firmën e Rektorit, Mynyr Koni, ky i fundit kërkon nga studentët të ulen në auditore duke iu garantuar edhe të drejtën e protestës, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve.