JOQ Albania
Home

Zvarritet dixhitalizmi, shtyhet ndërprerja e sinjalit analog për Tiranën dhe dy qytete të tjerë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërprerja e transmetimeve analoge shtatorin e shkuar shkaktoi kaos, pasi i gjeti të papërgatitur qytetarët.

Shumë prej tyre u drejtuan drejt  pikave të shitjes së dekoderëve, duke krijuar radhë të gjata.

Nisur nga këto rrethana, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, vendosi shtyrjen e këtij procesi deri më 15 janar të 2019.

Tashmë kur jemi shumë pranë afatit të përcaktuar nga AMA, kjo e fundit ka nxjerrë një njoftim të ri.

Sipas njoftimit, mbyllja e transmetimeve analoge do të shtyhet deri më 1 shtator, për Durrësin, Tiranën dhe Vlorën.

Kjo për arsye se nuk është siguruar ende sasia e mjaftueshme e dekoderave.

Kujtojmë këtu se procesi i dixhitalizmit është një nga kushtet e Bashkimit Europian.