JOQ Albania
Home

Blindohet Franca, 80 mijë policë mobilizohen për fundjavën e nëntë të protestave
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më shumë sa 80 mijë policë kanë blinduar gjithë Francën, për fundjavën e nëntë të protestave.

Nga ana tjetër presidenti frances Emmanuel Macron, po përgatitet për nisjen e një debati publik, i cili synon qetësimin e protestuesve dhe largimin i tyre nga rrugët.

Pritet, që numri më i madh i protestuesëve të jetë në Paris. Por protestues të shumtë do të ketë edhe në Francën qendrore, në qytetin Bourges.

"The Guardian" ka raportuar se grupet e protestuesve po e shohin këtë vend si më të përshtatshëm sepse aty shkohet më lehtë nga të gjitha anët dhe ka më pak prani policore se sa në Paris.

Qyteti me 66 mijë banorë i ka mbyllur muzetë dhe lejohet që protestuestuesit të qëndrojnë vetëm në shëtitoren periferike të qytetit.