JOQ Albania
Home

Kërkoi lekë dhe seks për kujdestarinë e një fëmije, merret vendimi për gjyqtarin Hysi dhe psikologen
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin dhe psikologen Elona Meçani. Këta dy persona, janë përfshirë në një aferë korruptive që u publikua disa ditë më parë në emisionin investigativ "Stop".

Meçani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Mbrojtja ligjore e gjyqtarit pretendon papërdorshmërinë e provës, ndërsa gjykata thotë se nuk bëhet fjalë për përgjim, por provë dokument.

Ai akuzohet për veprën penale: ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Po ashtu, sot Prokuroria regjistron procedim penal  pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro rryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës.
Po kështu zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Ata akuzohen për "Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve", si dhe për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve"