JOQ Albania
Home

Kërkuan lirinë, zbardhet vendimi i Krimeve të Rënda për dy ish-deputetët socialistë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 17:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën për lirimin nga masa e ‘arrestit shtëpiak’ për dy ish-deputetët socialisë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Ky i fundit u arrestua si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash, ndërsa Çuko për korrupsion, gjatë kohës kur ishte drejtor i burgjeve.

Ndoka dhe Çuko u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Volvo-4’.

Kujtojmë këtu, se Apeli i Krimeve të Rënda vendosi më datë 15 nëntor të 2018-ës, që të ndryshojë masën e sigurisë në arrest shtëpie, për dy ish-deputetët socialistë.