JOQ Albania
Home

Me 81 vota pro, Maqedonia ndryshon emrin
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/01/2019 20:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese.

Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë dhe  emri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë siç raporton Alsat M, gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’u drejtohet kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve, të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese.

Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.