JOQ Albania
Home

Europa “gjunjëzohet” para të ftohtit, një 9-vjeçar rrit bilanin e viktimave, ka edhe të plagosur
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/01/2019 20:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë shtete të Europës, kontinentit më të vjetër janë paralizuar për shkak të rrugëve të bllokuara, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës.

Në Gjermani dhe Suedi shumë shkolla janë mbyllur dhe shërbimi hekurudhor është pezulluar, ndërsa në Jug të Bavarisë, Kryqi i Kuq është  angazhuar për të ndihmuar shoferët e bllokuar në një autostradë.

Fatkeqsisht si pasojë e motit të keq një djalë 9-vjeçar humbi jetën, pasi u godit nga një pemë, duke e çuar në 11 në numrin e viktimave.

Edhe Sudeia në pjesën veriore edhe Austria u paralizua nga moti i keq, pasi në disa zona bora kishte shkuar në 3 metra lartësi.

Në Zvicër, një ortek goditi hotelin e një restoranti duke lënë tre persona të plagosur. Autoritetet po kërkojnë për persona që mund të jenë zënë poshtë nga orteku.