JOQ Albania
Home

“S’na lënë të dalim, as të hamë”, rojet thyejnë xhamin e Fakultetit për të akuzuar studentët
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 20:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup studentësh janë ngujuar prej disa orësh brenda ambienteve të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Studentët janë përplasur me rojet private dhe sipas tyre administratori i rojeve ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Në një video të mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, studentët shprehen se xhami i derës së universitetit është thyer nga pjesa e brendshme, ndërkohë që të gjithë studentët kanë qenë brenda ambienteve dhe nuk kanë kryer asnjë akt të tillë.

Dëgjohet zëri i një studenti që i thotë një civili "nxirre dorën nga xhepi, ti e ke thyer xhamin se ke dorën e gjakosur".

Studenti thotë:

Ka civila, civila brenda në universitet. Nuk na lënë as të dalim të blejmë për të ngrënë. Nxirri duart nga xhepi, ke dorën e gjakosur, ke thyer xhamin."

E ndërkohë roja private largohet nga studentët. Studenti shprehet se rojet nuk i kanë lënë ata as të dalin nga ambientet e universitetit për të marrë ushqime për të ngrënë.