JOQ Albania
Home

Rafti i konviktit i bie studentes në kokë, transportohet me urgjencë drejt spitalit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/01/2019 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak minuta më parë në një prej godianve të konvikteve të Qytet Studentit ka rënë një prej rafteve, gjatë kohës që në dhomë kanë qenë vajzat që banonin aty.

Mësohet se rafti ka zënë poshtë një prej vajzave, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e saj.

Prej kohësh studentët janë duke protestuar për të drejtat e tyre dhe një ndër kushtet e vendosura qeverisë është përmirësimi i kushteve të banimit në konvikte, kjo për të shmangur incidente, që mund të marrin edhe jetë vajzash.