JOQ Albania
Home

Ronaldo probleme me policinë, Alegri tregon ç’po ndodh me portugezin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 21:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi po përgatitet për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Bolognas, por trajneri Alegri ka një problem të madh para kësaj sfide.

Gjendja psikoligjike e Ronaldos e shqetëson në maksimum trajnerin e bardhezinjve.

Ronaldos i është kërkuar sot një ADN nga policia amerikane për shkak të hetimeve ku portugezi akuzohet për përdhunim.

Kjo ka bërë që Ronaldo të jetë i shqetësuar dhe këtë e ka pranuar edhe Alegri.

Ai shprehet:

Rasti i Ronaldos është një çështje private. Unë e pashë, mu duk i qetë, por nuk e di nëse mund të luajë apo jo ndaj Bolognas të shtunën".