JOQ Albania
Home

Pak kohë para prezantimit, Samsung poston aksidentalisht fotot zyrtare të Galaxy S10
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/01/2019 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania koreano-jugore e pajisjeve elektronike ka njoftuar, të enjten, datat zyrtare në të cilën do të mbahet eventi “Unpacked 2019”.

Në këtë event, që do të mbahet më 20 shkurt, kompania do të sjellë edhe të shumëpriturin, Galaxy S10 dhe gjenerate e re e pajisjeve për vitin 2019.

Por, si duket Samsung ka postuar aksidentalisht foto që shfaqin pikërisht dizajnin e Galaxy S10, në një postim zyrtar të blogut të tyre. Ashtu siç pritej, imazhet vërtetuan shumë spekulime të mëparshme rreth dizajnit.

Edhe pse kompania u tregua e shpejtë dhe i zëvendësoi, fotot origjinale nuk shpëtuan pa u postuar në Reddit.