JOQ Albania
Home

Temperaturat në rënie, moti merr tjetër kthesë pas ditëve me reshje shiu e bore
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/01/2019 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kushtet atmosferike në vend do të vijnë duke u përmirësuar. Fundjava do të na sjellë ditë me diell, por temperaturat do të jetë të ulëta.

MeteoAlb njofton se kjo e shtunë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruar me mjegull përgjatë luginave të lumenjve.

Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -10/-1°C

Zonat e  ulëta           -3/9°C

Zonat  bregdetare    1/10°C