JOQ Albania
Home

Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon rektori i Universitetit të Tiranës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Forcat e policisë ndërhynë ditën e sotme në disa fakultete duke ushtruar dhunë ndaj studentëve, të cilët kanë vendosur të bllokojnë mësimin në shenjë proteste.

Në lidhje me skenat e shëmtuara, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se është e drejta e studentëve që të protestojnë për një arsim cilësor.

Ai ka dënuar gjithashtu dhunën e ushtruar nga policia, duke e quajtur veprim totalisht të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë

Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!