JOQ Albania
Home

Studentët u goditën nga policia, Rama: Janë zaptues të Universitetit me agjendë politike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/01/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama ka folur, ndër të tjera, edhe për protestën e studentëve.

I pyetur nga Çani rreth situatës së fundit të krijuar mes studentëve në fakultete dhe ndërhyrjes së policisë, Rama tha se i konsideron ata si zaptues të Universitetit.

Sipas tij, bëhet fjalë për persona me agjendë politike ndërsa shumica e studentëve kërkojnë që të rikthehen në auditore.

I pyetur se a mendon që do të ngelet në histori si Kryeministri që i lejoi studentët të goditen nga policia, kreu i qeverisë u shpreh:

Së pari unë i konsideroj ata si zaptuesit e universitetit. Sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht, përpos tre fakulteteve, ku tre studentë me agjendë politike kanë bërë këtë gjë. Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkesë të Universitetit. Si mund të shkosh ti një grup 20 vetash dhe të bllokosh të tjerët të bëjnë mësim? Le të shkojnë këta persona, të formojnë një parti dhe të futen në parlament, e të rrëzojnë këtë ligj. Nuk mund t’i shkelet dera shumicës dërrmuese për disa persona që janë të ngritur e të sponsorizuar nga Doktorresha e Luli për t’i shkuar deri në fund.”