JOQ Albania
Home

Megaskandali te Unaza e Madhe/ Habit Rama: Gjëra që ndodhin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 23:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’. Ndër të tjera ai ka folur edhe për megaskandalin e Unazës së Madhe.

Shefi i qeverisë u shfajësua sërish, duke thënë se qeveria dhe ish-ministri Gjiknuri, nuk mbajnë përgjegjësi për falsifikimin e firmës nga kompania ‘DH Albania’, por për reagimin.

Përsa i përket akuzës së bërë nga Zëri i Amerikës, se ‘DH Albania’ është ndihmuar nga institucionet shqiptare për të fituar tenderin, Rama është shprehur se kjo media e mori përgjigjen.

Shefi i qeverisë tha:

Qeveritë, organizatat, komunitetet, familjet, nuk mbajnë përgjegjësi për gjëra që ndodhin për një arsye apo tjetër, por për mënyrën si reagojnë ndaj gjërave. Reagimi ynë dhe i Gjiknurit, tregon se vërtet pati një procedurë të falsifikuar nga një kompani por qeveria mori iniciativën për t’i shkuar deri në fund. Shyqyr që heton edhe FBI, që të bëhet transparencë e plotë dhe kush është përgjegjës të shkojë aty ku e meriton, por Gjiknuri ka reaguar në mënyrë immediate me partnerët amerikanë.