JOQ Albania
Home

E papritur, Juventus publikon zyrtarizimin e Icardit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bomberi i Interit, Mauro Icardi është kthyer në çështje, pas refuzimit të rinovimit me klubin zikaltër. Prej disa ditësh emri i tij ka pushtuar faqet e gazetave më të mëdha sportive.

Në mediat sportive qarkullojnë informacione se Reali i Madridit po përgatit një ofertë për argjentinasin.

Ndërkohë në profiling zyrtar spanjoll të Juventus në Twitter është postuar një foto e hershme e tij dhe Belfodil, gjatë prezantimit te Interi.

Kuptohet se e gjitha kjo është një gafë e klubit bardh e zi në rrjetet sociale. Kjo për arsye se foto nuk ka asnjë kuptim, duke qenë se njoftimi ishte për një ndeshje të ekipit të femrave të Juventus përballë Fiorentinës.

Gafa është rregulluar menjëherë por nuk i ka shpëtuar ‘gjahtarëve’ të rrjetit. Tashmë foto e Icardit me Belfodil në faqen e Juventus po bën xhiron e rrjeteve sociale.