JOQ Albania
Home

Përforcim i ri te Partizani, të kuqtë afrojnë qëndërmbrojtësin shqiptar që luan në Holandë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/01/2019 0:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Klubet shqiptare kanë nisur përforcimet në merkato. Edhe kampioni e dimrit, Partizani nuk mbetet pas, duke parë edhe lëvizjet e rivalëve të tyre.

Afrimi i radhës te Partizani është mbrojtësi i qendrës me origjinë kosovare, 26-vjeçari Lum Rexhepi. Ky i fundit ka lindur në Finlandë dhe përgjatë viteve 2011-2015. është aktivizuar te ekipi i Honkës.

Ndërkohë që nga 2017-ta ai aktivizohet me GA Eagles në kategorinë e dytë holandeze. Rexhepi ka luajtur rregullisht me moshat e Finlandës, ndërsa është aktivizur  edhe dy herë me Kosovën, pas krijimit të ekipit kombëtar.