JOQ Albania
Home

Nëse flini gjatë ditës ka rrezik të çmendeni
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/01/2019 7:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit të cilët shpesh flenë gjatë ditës janë në rrezik për t’u çmendur, kjo është ajo që besojnë shkencëtarët pas një studimi.

Ata që duan të flenë gjatë ditës kanë tendencë të kenë më shumë proteina “tau” të cilat shkaktojnë koklavitje në tru, duke shkaktuar edhe çmenduri.

Mungesa e gjumit karbunizon proteinat në tru dhe shkatërron neuronet.

Një studim i më shumë se 100 njerëzve zbuloi se ata që flinin gjatë ditës kishin më shumë proteina “tau”, duke çuar në humbje të kujtesës dhe konfuzion.

Por nuk është gjumi në përgjithësi ai që shkakton këtë, por është gjumi i ngadalshëm (më i dobët se gjatë natës) që ndodh gjatë ditës.

Gjetja e botuar në revistën “Science Translational Medicine”, shton një numër gjithnjë në rritje të provave të cilat lidhin gjumin e dobët me Alzhaimer dhe forma të tjerë të çmendurisë.

Gjumi i dobët është një shenjë dalluese e Alzheimer. Njerëzit me sëmundje kanë tendencë të zgjohen të lodhur – dhe netët e tyre bëhen edhe më pak të qeta, pasi humbja e kujtesës dhe simptomat e tjera përkeqësohen.