JOQ Albania
Home

Temperaturat e ulëta/ Ngrin liqeni i Komanit, izolohen disa zona
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/01/2019 7:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme në ët gjitha akset kryesore të vendit duke i bërë ato të pakalueshme.

Liqeni i Komanit ka ngrirë ndërsa malet përreth janë zbardhur nga bora.

Në fshatrat e thella të Dibrës dhe Kukësit situata vazhdon të jetë akoma më e vështirë, pasi banorët e këtyre rrethinave janë izoluar duke mbetur pa rezerva ushqimore.

Probleme ka dhe në Pukë e Kukës si dhe Korçë. ARRSH njofton se në akset Mjedë – Pukë – Fushë Arrëz –Kukës, qarkullohet me zinxhir.

Po ashtu në aksin Skuraj – Burrel – Klos – Peshkopi, rruga është e kalueshme me zinxhir. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 50 cm.