JOQ Albania
Home

Kapen me 11 kg drogë dy shqiptarët në Romë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/01/2019 7:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga një operacion antidrogë i zhvilluar në Romë nga policia italiane.

7 persona, mes tyre 2 shqiptarë dhe 5 nigerianë, janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e shkuar me 11 kg marijuanë dhe 6500 euro cash.

2 shqiptarët e moshave 23 e 27 vjeç dhe 5 nigerianët, vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina dhe ishin pikasur nga reparti antidrogë i policisë së Romës.

Banda ishte vënë në ndjekje gjatë natës dhe janë arrestuar në një apartament në Romë.

Aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.