JOQ Albania
Home

Studentët ndjekin ‘Zonë e Lirë’/ Pakënaqësi me Arian Çanin: Zero hapësirë mediatike për të dhunuarit!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/01/2019 8:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” moderuar nga Arian Çani ku u pyet kryesisht për mosdekretimin e Gent Cakajt nga Presidenti Ilir Meta.

Studentët të cilët kanë qenë të ngujuar në fakultetet përkatëse e kanë ndjekur emisionin dhe kanë reaguar në lidhje me hapësirën e pakët mediatike që i është kushtuar atyre që u dhunuan nga forcat e policisë paraditen e djeshme, videot e të cilëve u shpërndanë në të gjithë rrjetin.

Studenti Klajdi Bello shkruan në ‘Facebook’ se megjithatë ka ende shpresë dhe iu bën thirrje të gjithëve që të bashkohen me të ngujuarit.

STATUSI I PLOTË

Ku jane studentat?

Ku eshte hapesira mediatike per studentet e dhunuar?

Ku eshte ndergjegja shoqerore?

Studentet jane ngujuar ne 3 fakultete paralelisht dhe keta nxjerrin ne TV shkaktarin e te gjitha ketyre problemeve, kryeministrin me antishqipetar qe ka pare historia.

Studenteve nuk u kane lejuar te fusnin ushqim neper fakultete duke i shtyre keshtu ne greve urie te forcuar.

Studentet, lokomotiva e inteligjences, rinise, forces se nje kombi, po injorohet masivisht nga media dhe fatkeqsisht nga prezenca e popullit.

Ne nje vend normal, perpara fakulteteve duhet te kishte me mijera njerez qe brohorisnin ne mbeshtetje.

Uroj qe ndergjegja shoqerore e ketij populli te syngjyrosur te zgjuhet nje here e pergjithmone.

Ka ende shprese…