JOQ Albania
Home

Klaudia zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Albi Nako
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/01/2019 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Martesa e çiftit të njohur të balerinës Klaudia Pepa dhe Albi Nako bëri bujë të madhe në të gjitha mediat rozë.

Ata u kthyen në dyshen më të komentuar, megjithëse arsyeja që martesa e tyre mori fund nuk u qartësua kurrë plotësisht.

2 vite kanë kaluar që kur ata u shkurorëzuan, megjithëse kjo çështje vazhdon të ketë interes të madh për publikun.

Në një intervistë për ‘Revista Class’, Klaudia është shprehur se mes tyre nuk funksiononte më dhe kjo çoi në ndarje.

Ajo u shpreh:

Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme’.

E pyetur çfarë raporti ka me Albin pas ndarjes, Klaudia është përgjigjur:

Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin’.

Klaudia ka treguar se dashuria ende nuk ka trokitur sërish tek zemra e saj, por u shpreh se mashkulli ideal për të duhet të jetë:

Një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm’.