JOQ Albania
Home

“Po ç’janë këto tani?!”, studentët që u dhunuan dje se protestonin demaskojnë kushtet e Ekonomikut
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/01/2019 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë mbrëmjes së kaluar, kur Arian Çani i përmendi Edi Ramës disa situata reale në Shqipëri, kryeministri i vendit thoshte “Po, ç’janë këto tani jemi në vitin 2019, turpi i Zotit”.

Ramës i duket e pabesueshme dhe nuk e pranon që në Shqipërinë e vitit 2019 nuk ka ujë në çezma, nuk ka drita nëpër fshatra dhe që ka njerëz të cilët nuk kanë bukë të hanë.

Por, ndërkohë kryeministrit tonë i duket luks që në epokën dixhitale dikush të ketë smartfon.

Një qytetar ka dërguar pranë JOQ Albania disa foto nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës. Disa foto që në fakt shpërfaqin kushtet e mjerueshme në këtë ambient universitar.

E ndërkohë që studentët protestojnë për kushte më të mira, shteti ynë u çon policinë për t’i dhunuar.

Është paradoksale, por është e vërteta e trishtueshme.