JOQ Albania
Home

I shtrirë në oborrin e QSUT, endacaku braktiset nga mjekët/ Polici: Bëni një video dhe çojani JOQ
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/01/2019 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), pak minuta më parë, pasi një endacak është paraqitur në oborrin e spitalit në gjendje kritike, por askush nga mjekët nuk ka vajtur për ta ndihmuar, ndonëse qytetarët i kanë thirrur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të një oficeri, të cilit kur qytetarët i kanë kërkuar të thërrasë mjekët ka ngritur supet, ndërsa i ka orientuar ata të bëjnë një video dhe më pas ta dërgojnë në redaksinë e JOQ Albania-s.

Referuar denoncimit të qytetarit endacaku është ndihmuar nga qytetarët, të cilët kanë marrë një barrelë dhe më pas e kanë dërguar në ambientet e spitalit.

Ndërsa burime nga QSUT për JOQ Albania bënë me dije se endacaku është në gjendje shumë të rëndë në Reanimacionin Qendror.

Qytetari shkruan:

Jemi tek Spitali Nënë Tereza, por nuk vjen askush ta ndihmojë. Vetë disa njerëz kanë marrë karrocën, ta ndihmojnë.
Policia tha skemi ç’ti bëjmë, merre në video dhe çoje te JOQ. Policit i folëm të gjithë merre mjekun, por reagimi i tij ishte i sinqertë, denoncojeni tek JOQ, sepse ne nuk kemi të drejtë t’i marrim mjekët me dhunë. Njerëzit kishin shkuar disa herë për t’i marrë mjekët, por nuk pranonin".

Gjithashtu në denoncimin e qytetarit dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ai pohon se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ditën e djeshme.

Mesa dëgjova aty, një rast tjetër po i ngjashëm ishte regjistruar dje".